Kronika, Kryesore

Vetingu: Shkarkohet edhe një tjetër gjyqtar i lartë, u përplas me Top Channel

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.

KPK kishte rrëzuar më parë kërkesën e bërë para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj, duke e lidhur kërkesën e tij me dosjen e publikuar nga Top Channel.



Si shkak solli nxjerrjen e sekretit konfidencial të hetimit të vettingut dhe qe bazuar në këtë arsye ai njoftoi se do të kërkojë hetimin disiplinor.

Të dhënat Selimi i cilësoi si sensitive, por KPK e rrëzoi kërkesën e gjyqtarit.

Materiali, të cilin Selimi e cilësoi sensitiv, është dokumenti që publikoi Top Channel se gjyqtari ishte përgjuar nga SHISH ndërsa kishte kontakte të ngushta me anëtare të rrjeteve kriminale në Fier.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas