Kryesore

Vetingu për gjyqtarin Artur Malaj: DSIK përplaset me KPK-në

Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013.

Ai po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.



Malaj ka zgjedhur të jetë i pranishëm vetë në sallë, pa avokat. Sipas ILDKPKI ai nuk ka probleme me pasurinë.

Por DSIK thotë se ai është përfshirë në afera korruptive si kryetar i Gjykatës së Vlorës, duke favorizuar palë në proces në kembim të parave dhe favoreve.

Sipas gazetës Panorama, KPK ka administruar dosjet e cituara si korruptive nga DSIK dhe ka dalë në përfundimin se raporti është i paplotë dhe i pabazuar në prova dhe fakte.

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artur Malaj zotëronte një pasuri me vlerë 750 mijë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së tij fillestare, ai kishte 4500 metër katrorë tokë të përfituar nga ligji 7501 dhe ai i kthimit dhe kompensimit të pronave, një automjet dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Malaj rezulton e rritur me 47 herë, duke kapur shifrën 35.5 milionë lekë. Pasuria familjare e zotit Malaj ndahet në 27.9 milionë lekë likujditete në bankë, 7.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe një automjet në vlerën e 300 mijë lekëve.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, të ardhurat familjare të gjyqtarit Malaj janë 60.8 milionë lekë. Peshën kryesore të të ardhurave e zë aktiviteti i bashkëshortes si notere me 72.4 për qind të totalit. Paga si gjyqtar e subjektit të rivlerësimit zë vetëm 25.3 për qind ndërsa 0.3 për qind e totalit përbëhet nga të ardhurat e siguruara nga mësimdhënia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas