Kryesore, Politika

Vetingu, a do të japë Venecia një vendim as po, as jo?

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur në Tiranë lidhur me draftin e opozitës për vetingun në politikë.

Delegacioni ka zhviluar takime me përfaqësues të PD-së dhe PS-sa dhe secila prej tyre e ka cilësuar frytdhënës takimin. Nga Venecia pritet vetëm një mendim, po ose jo për vettingun në politikë, ndërsa ajo që ka “çuditur” sot janë vetë partitë politike.



Si Edmond Spaho edhe Ulsi Manja i PS-së tha pas takimit se biseda ishte  e frytshme, informuese, sqaruese me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët

“Shpresojmë dhe besojmë në autoritetin dhe kompetencën e Venecias. Natyrisht që shpjegimet dhe qëndrimet tona do t’ua dorëzojme edhe me shkrim…”, tha Manja. Megjithatë, ai jo pa qëllim është shprehur në fund se ky është vetëm një mendim miqësor. “Ne mirëpresim misionin miqësor të Venecias…”, tha ai

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas