Kronika, Kryesore

Vetëvrasja e shoferit të Xhafajt, PD: Po harrohet, Prokuroria ka 10 ditë që hesht

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me vetëvrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në ambientet e Gardës së Republikës.

PD akuzon Prokurorinë e Tiranës që ka 10 ditë që hesht. Sipas PD, qëllimi i vetëm i Prokurorisë është të manipulojë hetimet dhe të mashtrojë publikun.

“Prokuroria e Tiranës pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht.



Që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë.

Prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet.

Është e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës të Agron Xhafajt. Ata e shpallen videon fallco brenda pak orësh dhe që atëhere janë zhdukur.

Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri.

Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend,” thuhet në reagimin e PD.

PasPara

4 komente

  1. Kta shikojn si vrasje cdo gje se i ka bere Berisha dhe Izet haxhia me paranoj ahahhaah ca budallenjsh qe jane

  2. Po si mund te flasi kryeprokurorja kur ka prokuror qe po ndjekin hetimet dhe per me teper hetimet nuk jane mbyllur ende. Ca jane keta idiot mor aman.

  3. Kta nuk dine as procedure penale as kod penal asgje. Kta lepirsa dine vetem te lexojn cfare ju jep berisha

  4. Tani nje pyetje kam une. Kta qe na bejn si dashnor te cdo kauze. Me kete “kauz” ca lidhje kane?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas