Kryesore

Versioni i fundit… SHBA-të furnizojnë me mjete ushtarake Kosovën






               Publikuar në : 22:56 - 09/12/18 |
mapo.al

Njëzet e katër automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila pritet të themelohet me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.


Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është parashikuar për në datën 14 dhjetor në Parlamentin e Kosovës.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara. Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës, shkruan RTK.

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’. Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës amerikane.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas