Kryesore, Politika

Verë, mish, raki… si e kalojnë kohën deputetët e PD-së gjatë bojkotit

Që prej muajit shtator Partia Demokratike ka bojkotuar punimet e Kuvendit duke kërkuar një Vetting në politikë. Mirëpo çfarë bëjnë deputetët e kësaj partie gjatë kësaj kohe? Përveç angazhimit të tyre në protestat e banorëve të “Unazës së Re”, që kërkojnë të mos u prishen shtëpitë, deputetët e PD-së pjesën tjetër e kalojnë pranë shoqërisë së tyre.

Së fundi pas një fotoje të publikuar në Facebook, shihet se si deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Florion Mima, Isuf Çela dhe ish-deputeti Eduard Halimi, pinë gota me verë e raki, të shoqëruara me mish nën shoqërinë e njëri-tjetrin. Foto është bërë në një nga restorantet e kryeqytetit, ndërsa veç ushqimeve dhe bisedave, deputeti Florion Mima ka performuar edhe me kitarë.



Këtë drekë miqësore e ka përcjell në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Eduard Halimi, i cili “braktisi” mandatin e deputetit për të hapur një studio ligjore në Tiranë. Ai shkruan:

“Nuk mund të vendosim kush do jenë fëmijët, vëllezërit apo fqinjët…por mund te vendosim kush do jenë miqtë tanë me të cilët duam të rrimë dhe shkëmbejmë energji pozitive..Me Edin, Florin, Aldon, Flamurin dhe Isufin, miqtë e mi të mirë”.

<
>
deputetet-e-PD-raki-dhe-qofte deputetet-e-PD-raki-dhe-qofte1 Florion-Mima Halimi-rakia deputetet-e-PD-raki-dhe-qofte deputetet-e-PD-raki-dhe-qofte (1)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas