Kryesore, Sport

Venger rrëfen dramën: 22 vitet te Arsenali më larguan nga familja!

Gjatë një interviste të dhënë për RTL Arsen Venger kthehet të flasë për “fiksimin” e tij…

Arsenali dhe Venger: 22 vjet bashkë. Një lidhje shpirtërore dhe jo vetëm ekonomike dhe ambicioze, e cila u shkëput majin e shkuar, kur francezi dha lamtumirën, pas një jete të tërë si “gunners”, shkruan Sport Ekspres.



Ndoshta ishte gabim që qëndrova 22 vjet, jam një person që më pëlqen të lëviz, por jam i afeksionuar edhe pas sfidave. Le të themi që kam qëndruar i burgosur në sfidën time. Një fiksim, obsesion që të qëndron ngulitur në kokë dhe mendon natë e ditë”.

“Sakrifikova gjithçka dhe bëra të vuajnë shumë persona pranë meje. Lashë pas dore familjen, të dashurit. Zgjohesha në 3 të mëngjesit dhe mendoja për taktikën, për skuadrën që do të hidhja në fushë. Fantazia ime më e madhe ishte skuadra që luante mirë dhe bukur”.

Po tani, çfarë do të bëjë?

“Nuk e di ende. Do të flas pas disa kohësh. Ndoshta, do të përcjell eksperiencën që akumulova gjithë këto vite”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas