Bota

Vendoset bllokues celularësh në “dhomën e emergjencës “ në Shtëpinë e Bardhë

Administrata e Shtëpisë së Bardhë ka vendosur bllokues të valëve telefonike apo dhe të paisjeve të regjistrimit në dhomën e emergjencës.

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se shkak për këtë veprim janë bërë zbulimi i bisedave, apo dhe i të dhënave që janë diskutuar në stafin e presidentit të SHBA.



Por një tjetër shqetësim kanë qenë botimet më të fundit, ku autorët jo pak herë kanë replikuar dhe me presidentin Donald Trump.

Ish-bashkëpunëtori i tij, Omarosa Manigault Nevvman, thuhet se ka bere rregjistrime sekrete ne momentin qe po e pushonin.

Presidenti amerikan e quajti librin e gazetarit Bob Woodword të titulluar “Frikë, Trump në Shtëpinë e Bardhë”, nje mashtrim dhe autorin një genjeshtar.

Madje mes Trump dhe gazetarit që dikur hetoi Watergate është zhvilluar dhe një bisedë telefonike.

Mbështetësit e presidentit amerikan e kanë konsideruar si nje perfytyrim nga Woodword por edhe se mund te ekzistoje nje tradheti nga ish-ndihmesit me te larte te administrates.

Por në botim thuhet se i gjithë materiali është mbështetur nga një numër i lartë intervistash të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit amerikan.

Madje në të citohen këshilltarë që kanë deklaruar se kanë tërhequr dokumente nga tryeza e Presidentit për të mos lejuar veprime ekstreme prej tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas