Kryesore, Politika

Vendoret, Balla: Së shpejti do jemi në Kukës për aeroportin

“Synojmë ta kthejmë Kukësin në drejtimin e duhur në zgjedhjet e ardhshme vendore sepse ne kemi projektin e aeroportit në Kukës si dhe projektin e punësimit”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ndërsa i ka falënderuar kuksianët për mirëkuptimin e tarifës së rrugës së Kombit.

Sekretari i PS-së Balla ka marrë pjesë në Asambletë e Partisë Socialiste në Shkodër dhe Kukës. “Kemi filluar procesin para parapregatitor për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e PS-së me qëllim identifikimin e kandidatëve që do të garojnë për parlamentin vendor, por dhe një proces konsultativ për zgjedhjen e kandidaturës fituese të bashkisë Kukës”, tha ai.



Më tej, Balla thekson se “synimi ynë është që t’i japim mundësinë edhe bashkisë Kukës të shkojë në drejtimin e duhur. Partia Socialiste është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë për Shqipërinë Europiane që Duam”.

Po ashtu, Balla u shpreh se u kërkojmë ndjesë qytetarëve të Kukësit për mungesën e konsultimit për tarifimin rrugor dhe më këtë rast, ai falënderoi qytetarët e Kukësit për mirëkuptimin, që tashmë ka marrë zgjidhjen e duhur me një tarifë të veçantë për banorët e qarkut Kukës.

“Do jemi shumë shpejt për aeroportin e Kukësit, duke e bërë Kukësin të dytin në vend nga rëndësia. Kukësi do jetë në qendër të vëmendjes, përsa i përket projekteve të punësimit, pasi pas pak javësh do të ketë një investim fason”, tha Balla.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas