Kryesore

Vendimi irriton të pranishmit dhe protestuesit: Turp! Turp! Turp!

Gjykata jep vendimin për 23 personat e ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Ajo ka vendosur detyrim paraqitje për Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi.



Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi.

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.

Edhe jashtë godinës, protestuesit janë irrituar dhe kanë nisur të bërtasin: “Turp, turp”.

Ata thanë se do vijojnë protestat në Tiranë dhe Kukës.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas