fbpx

Sport

Vendimi i papritur, Ronaldo i thotë ‘JO’ Portugalisë… për Juventusin





               Publikuar në : 12:29 - 29/08/18 |
mapo.al

Ashtu si Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo refuzon përkohësisht kombëtaren.


5 herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të përqëndrohet me klubin e Juventusit për të arritur formën optimale në prag të startit të Champions Leagues.



Sipas “Sportmediaset”, Ronaldo ndaj ka vendosur që të mos grumbullohet me kombëtaren e Portugalisë gjatë muajit shtator, në ndeshjet që do të zhvillohen për Ligën e Kombeve.


Ronaldo nuk do të jetë pjesë e kombëtares në miqësoren ndaj Kroacisë dhe mbi të gjitha nuk do të luajë ndaj Italisë në ndeshjen zyrtare të Nations League, më 10 shtator në Lisbonë.

Ky është lajm i mirë për Italinë pasi Chiellini e Bonucci nuk do të mendojnë se si të ndalin Ronaldon në përballjen kundër Portugalisë.


Etiketa: , , ,

Pas