Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana ndalohet të emërohet gjyqtare për 15 vjet.
Ky është vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas shqyrtimit të ankimimit nga Komisioneri Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e vettingut, pasi kishte dhënë dorëheqjen.
Por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, sipas të cilit, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe pavarësisht se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit.