Aktualitet

Vendimi i Konkurrencës: Ja si do të hetohen koncesionet

Koncesion a privatizim, investitor strategjik i huaj, apo biznesmen shqiptar, të gjithë pa përjashtim duhet të kaloni në ‘sitën’ e Autoritetit të Konkurrencës, për t’iu përmbajtur me përpikëri kontratave të nënshkruara me shtetin. Duke u nisur nga prioriteti i qeverisë për privatizimet e aseteve shtetërore dhe nga debati i nxehtë publik që ka hasur kjo çështje, Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar këto ditë një udhëzim ku përcaktohet mënyra se si mund të kontrollohen koncesionet, parë nga këndvështrimi i konkurrencës. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, kjo lloj analize mund të realizohet si për koncesionet ekzistuese me qëllim për të propozuar përmirësime për koncesionet e ardhshme, ashtu edhe përpara miratimit formal nga autoritetet kompetente publike të një koncesioni. Duke qenë se hartimi i koncesioneve dhe procedurat e dhënies së tyre janë në përgjithësi komplekse dhe ka shumë të ngjarë të çojnë në shtrembërime të konkurrencës në treg, sipas AK-së është e rëndësishme që institucionet përgjegjëse t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës në zbatim të kërkesave në ligjin Nr 9121, “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Udhëzimi i Autoritetit të Konkurrencës rekomandon që në procedurat e dhënies me koncesion, organet përgjegjëse për hartimin dhe zhvillimin e procedurave duhet të marrin në konsideratë tregun, përdorimin e koncesioneve dhe kohëzgjatjen. Ka karakteristika, citon udhëzimi, që janë të dëmshme për konkurrencën, prandaj duhet sipas udhëzimit të analizohen: pasja e një situate të monopolit natyror, pasja e situatave të veçanta strukturore ku konkurrenca në treg nuk është e zbatueshme. Gjithashtu duhet të merret në konsideratë përcaktimi i aseteve, të cilat koncesionari do të marrë në zotërim, si dhe mënyra e përdorimit të këtyre aseteve. Gjithashtu, autoritetet duhet të marrin në konsideratë reputacionin e koncesionarit si një ofrues eficient të shërbimeve dhe efektet e parashikuara të përfitimeve për konsumatorët në periudhat afatshkurtra dhe afatgjata që përkthehen në kosto më e ulët, më tepër risi, cilësi më të mirë të shërbimeve. Gjithashtu, sipas udhëzimit, gjatë analizës së hartimit të koncesioneve duhet të përcaktohet nëse veprimtaria përkatëse është një koncesion në kuptim të ligjit përkatës dhe jo një procedurë tjetër (autorizim administrativ, leje përdorimi etj). Gjithashtu duhen analizuar edhe arsyet se pse shteti i transferon këto funksione duke përdorur instrumentin e koncesionit dhe jo atë të privatizimit. Në këtë vlerësim duhet të merret parasysh fakti nëse veprimtaria e dhënë me koncesion është e rregulluar tashmë, duhet rregulluar apo i nënshtrohet konkurrencës së lirë. Nëse është e nevojshme që tregu të rregullohet, duhet analizuar nëse regjimi rregullator duhet të krijohet në të njëjtë kohë me koncesionin apo jo. Për sa i përket kohëzgjatjes së koncesionit, sipas udhëzimit, duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos kufizojë konkurrencën e lirë përtej asaj që është kërkuar, që investimi është paguar dhe që ka një rikthim të arsyeshëm të kapitalit të investuar, ndërsa ka një risk të pandashëm në përdorimin nga koncesionari. Koncesionet afatshkurtra mund të sugjerohen kur ka pasiguri në lidhje me zhvillimet e ardhshme të tregut. Një periudhë më e shkurtër zëvendëson barrën e pasigurisë mbi qeverinë në periudhën afatshkurtër, por do të rrisë sigurinë mbi konkurrencën për koncesionin vijues.

 



 

 

Tregjet ku mund të miratohen koncesione:

 

Në transport (sistemi hekurudhor, transporti hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët,

tunelet, urat, parkimet, transportin publik);

*Në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike e të ngrohjes;

* Në prodhimin, shpërndarjen dhe administrimin e ujit, në trajtimin, mbledhjen,

shpërndarjen dhe administrimin e ujërave të zeza, ujitjen, drenazhimin, pastrimin e

kanaleve e të digave;

* Në grumbullimin, transportimin, përpunimin dhe administrimin e mbetjeve të ngurta;

* Në telekomunikacion

* Në arsim dhe sport

* Në shëndetësi

* Në turizëm dhe kulturë

* Në infrastrukturën e burgjeve

* Në projektet e riciklimit, rehabilitimit të tokës dhe pyjeve, në parqet industriale, të

strehimit, të ndërtesave qeveritare, të shërbimeve të mirëmbajtjes së teknologjisë së

informacionit dhe infrastrukturës së bazës së të dhënave

* Në shpërndarjen e gazit natyror

* Në kontratat e administrimit apo në kryerjen e shërbimeve publike, përfshirë edhe

ato të sektorëve të sipërpërmendur

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas