Kryesore

Vendi pa gjykata? Kapexhiu ‘thumbon’, Rama: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vetingun, duke shkruar “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, thotë Rama.



Këtë shprehje Rama e ka përdorur edhe për një media gjermane para disa muajsh.

Ndërkohë, mbetja e vendit pa gjykata të larta ishte subjekt i karikaturës së radhës nga mjeshtri Bujar Kapexhiu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas