Aktualitet

Veliu: Policët dëshmorë na frymëzojnë për misionin tonë për sigurinë

Policia e Shtetit ka nderuar në Varrezat e Dëshmorëve policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën e Dëshmorëve.

Ardi Veliu, drejtori i i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se 222 emrat e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të “jenë skalitur në murin e kujtesës”.



“Të gjithë ne që mbajmë uniformën e policisë jemi krenarë që ishim shokët miqtë e kolegët e këtyre martirëve. Shembulli i tyre na frymëzon e motivon për të përmbushur misionin për të cilën ata u sakrifikuan për të mbrojtur vlerat e një shoqërie demokratike, më shumë siguri për një shoqëri të trazuar si kjo e jona”, tha Veliu në fjalën e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas