Sociale

Veliaj: “Sauku i Vjetër, me kënd lodrash si ato që kemi ndërtuar në gjithë Tiranën, t’i ruajmë investimet publike”

Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Sauk, përfundon ndërtimi i këndit të ri çlodhës.

Transformimi që po sjell Bashkia e Tiranës në qytet ka prekur edhe zonat në periferi. Deri një vit më parë, blloku i pallateve që kufizohet nga Rr. “Herman Gmeiner” dhe “Selim Brahja” në Sauk ishte një hapësirë e degraduar, që shërbente si parking makinash, kurse sot është një ambjent i transformuar plotësisht.



Bashkia e Tiranës ka realizuar një tjetër projekt që sjell më shumë urbanizim, aktivitete për fëmijët dhe mundësi çlodhje për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur ndaj banorëve dhe tregues se institucioni që ai drejton u kushton vëmendje të njëjtë të gjitha zonave të kryeqytetit.

“Jam super i lumtur sot që kthehemi pas një viti, kemi qenë këtu me kryeministrin Edi Rama për një takim dhe thamë se brenda një viti do ta rregullojmë këtë hapësirë. Sot edhe Sauku i Vjetër i ngjan 35 këndeve të tjera të lodrave që kemi bërë në gjithë Tiranën, për t’iu thënë të gjithë fëmijëve se nuk ka rëndësi ku e kemi shtëpinë, në Sauk të Vjetër, në Kombinat, në Bllok, në Allias, në Laprakë, në Kinostudio, por kushtet i kemi njësoj”, tha Veliaj.

Përveç investimit në krijimin e këndit çlodhës, është realizuar sistemimi i kanaleve të ujërave të shiut, trotuaret, gjelbërimi, asfaltimi i rrugës etj. Veliaj u bëri thirrje banorëve të këtij komuniteti që t’i mirëmbajnë investimet e reja publike. “Tani duhet që t’i mbrojmë, të sigurohemi që nuk prishen, që kur të vijë stina e pemëve të mbjellim pemë, që të dalim të gjithë me 10-ta. Është shumë e rëndësishme që Sauku i Vjetër jo vetëm të ketë lodra të mira, por të nxjerrë edhe çuna e goca që nesër do të jenë kryetarë bashkie, futbollistë, doktoresha, deputetë, që nesër do të bëjnë gjëra të mrekullueshme për qytetin e Tiranës. Ato që kemi bërë ne këto vite në Tiranë, brezi juaj t’i bëjë akoma më të bukura, akoma më të mira, për të gjithë kalamajtë”, u shpreh Veliaj.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Klodeta Dibra vlerësoi ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës dhe theksoi se mjafton vetëm vullneti i mirë dhe dëshira për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve të qytetit të Tiranës.

“Rikthehemi vetëm pas pak kohësh për të parë një transformim fantastik. Mjafton vetëm vullneti dhe dëshira e mirë për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve të qytetit të Tiranës. Jam shumë e lumtur që këtu na rrethojnë plot fëmijë të cilët sot kanë hapësirat e tyre për të luajtur, moshat e treta kanë hapësirat e tyre për të shëtitur dhe sigurisht, ka një cilësi jete edhe më të mirë në këtë zonë të qytetit të Tiranës”, deklaroi Dibra.

<
>
42399702_938389726356835_7551127301841223680_n 42523232_1146166972225401_7411972139567284224_n 42525463_541303536319870_7656145647434727424_n 42550408_1885490644838713_1928184108219891712_n 42607385_1016826591830387_724247884014288896_n 42612081_264446184123178_739816994433400832_n 42651301_2094499177235241_3696092552487763968_n 42666121_171313917118789_7876576979816808448_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas