Kryesore, Sociale

Veliaj: Liqeni Artificial ka marrë certifikatën e pastërtisë

Moli i parkut të Liqenit është rehabilituar me mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe është një vepër që i kushtohet themeluesit të kësaj organizate, Henry Dunant.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët.



“Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat.

Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’, që e ka certifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër”, tha Veliaj.

Moli ekzistues iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes.

“Nëse përveshim mëngët dhe me të njëjtin zell siç transformuam këtë hapësirë dhe gjithë mikrohapësirat rreth këtij liqeni, do të vijojmë të punojmë me Tiranën, atëherë ditët më të mira i kemi përpara”, siguroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se këto investime kanë gjeneruar një energji në të gjithë Tiranën, duke e transformuar qytetin tërësisht.

“Kjo hapësirë këtu, në thelb është një gjilpërë e vogël në trupin e madh të Tiranës. Mjafton vetëm të shohim këtë hapësirë dhe kuptojmë se si mund ta transformojmë qytetin.

Mjafton vetëm të bëjmë një xhiro në rrjetin e ri të biçikletave, të vrapit apo shtigjeve ku kanë filluar të ecin njerëzit, për të kuptuar se qyteti është produkt i këtyre ndërhyrjeve të vogla”,- tha Veliaj, teksa u shprehu mirënjohjen vullnetarëve të Kryqt të Kuq, të cilët kanë dhënë një ndihmë të çmuar në mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës.

<
>
31520655_1651537594962621_1659122587722055680_n 31959781_1651537661629281_4751946370275868672_n 31961437_1651482751634772_8942051945254748160_n 31961852_1651482724968108_1660759288089411584_n 31964262_1651482718301442_4510377347756589056_n Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (1) Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (2) Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (3) Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (4) Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (5) 32073992_1651537571629290_6024454947112747008_n 32190887_1651482714968109_7985557063373684736_n Veliaj gjate perurimit te Molit te Liqeni (6)
PasPara

1 koment

  1. A e di lali Eri se cfare llumi thithes ka poshte liqeni?Do merrni njerezit ne qafe………Ai liqen ka marr shume jete njerrezish…….A ka garanci konkrete per brendesine gjer ne fund te liqenit?(zyrtare e jo gojore apo reklamuese)
    Per mendimin tin liqeni duhet te jete i pa perdorueshem per qytetaret e aq me shume per femijet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas