Aktualitet

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse Bashkia ka harxhuar lekë për koncertet e Ermal Metës e Rita Orës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosi t’i japë fund spekulimeve se Bashkia ka paguar për të sjellë në Tiranë Ermal Metën dhe Rita Orën.

” Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. 



A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm ti lëmë të ndodhin edhe vetëm ti vlerësojmë. Dhe nesë nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka.

 A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që ti sillnin dhe të ndrronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy mbas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shenzoi arena e Veronës miliona për ti pasur, ne ui patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falenderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë.

Do shkruhet një ditë historia dhe për çfarë do të mbahemi mend?! Gjasat janë që Ermali dhe Rita do mbahen mend sepse prodhuan histori suksesi nga hiçi, me familje të vështira, të rritura në emigracion.

Unë do të isha krenar edhe po të kishte paguar Bashkia e Tiranës, siç bën çdo bashki tjetër.

Po të ishte ideja, skemi bukë të hamë, Bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Qytetet dhe njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë por edhe me art, edhe me kulturë, libra, me muzikë, gjelbërim, me sport.

Një Bashki e mirë jep ushqim për të gjitha këto. Nuk mjafton, pasi njerëzit ngopen me bukë, duan dhe të pasurohen kulturalisht, mendërisht.Se duke bërë këto e kanë më kollaj edhe të gjejnë punë. Një njeri i kultivuar e ka më kollaj të gjejë punë sesa një njeri që thotë dua vetëm bukë. 

Këto industri prap na çojnë tek buka. Mijëra fansa të Ermalit që erdhën nga Italia sollën punë mjaftueshëm në hotel. Hoteli ngjitur me bashkinë ka 250 persona që staf, që do të thotë 250 rroga dhe 250 pjata buke për ata personalisht dhe për familjet e tyre. Duhet të shikojmë sesi të gjitha këto gjëra fuqizojnë ekonominë, turizëm dhe imazh për vendin.

E quaj të mbyllur këtë argument. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar 0 lekë për këto artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Pse? Sepse me ata jetojnë.

Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë. Pa atë punë nuk hanë edhe ata bukë kështu që në këtë sens le të mos bëhemi qesharakë dhe ti japim këtë damë vendit tonë sa herë që ndodh diçka e mirë dhe diçka e bukur. Dua ti falenderoj të dy që në mes të një axhende shumë të ngjeshur, në kulmin e famës së tyre patën kohë për të kaluar në Tiranë dhe për të na kënaqur, edhe për ti dhënë një imazh fantastik qyteti tonë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas