Kryesore, Politika

Veliaj ironizon Metën: Ca dashurohen me Tiranën…ca bëhen zeher nga progresi

Sot presidenti Ilir Meta ktheu  projektligjin e mazhorancës që i hap rrugë procedurave për prishjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re.

Përmes një postimi në Facebok, kryebashkiaku Veliaj ka ironizuar këtë mbrëmje presidentin Meta duke shkruar se “ca dashurohen me Tiranën…ca bëhen zeher nga progresi”.



“Ca dashurohen me Tiranën – Sheshin e Ri, Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri, e tani dhe me Teatrin e Ri!

Ca bëhen zeher nga progresi, e si për çdo projekt fantastik janë gati ta kallin qytetin veç të mos ketë zhvillim!

Por zhvillim do ketë, dhe e mira do triumfojë GJITHMONË”, shkruan Veliaj duke publikuar një foto me këngëtaren Eleni Foureira teksa i shpjegon projektin e teatrit të ri.

PasPara

2 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas