Kronika, Kryesore

Vdiq nga shembja e urës, i afërmi i shqiptarit: E njohën nga tatuazhi

Mes dhimbjes dhe lotëve i afërmi i Admir Bokrinës, i riu që humbi jetën pas tragjedisë në Itali, ka treguar detaje nga vdekja e shqiptarit.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ mes tronditjes së thellë, Ruzhdi Mashku konfirmoi faktin se përveç Bokrinës, në makinë ishte dhe një tjetër shqiptar, Marjo Djerra.



Po ashtu ai bëri me dije se Edi punonte në një fabrikë. Po ashtu Mashku tha se një ditë më parë festoi 3-vjetorin e martesës, ndërsa viktima u njoh nga një tatuazh që kishte në trup.

“Një ditë para se të vdiste, Admiri ka festuar 3-vjetorin e martesës. Që prej moshës 12 vjeçare ka shkuar në Itali. Ai dje po shkonte në punë. Trupi është identifikuar përmes një tatuazhi në trup.

Prindërit e tij janë nisur drejt Italisë mëngjesin e kësaj të mërkure. Fillimisht të afërmit janë bërë merak se nuk përgjigjej në celular.

Admir Bokrina jetonte me bashkëshorten në Itali. Ishte bashkë me një shok kur ndodhi tragjedia”,- tha Ruzhdi Mashku.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas