Bota

Vdiq gruaja britanike e helmuar nga një agjent nervor

Policia britanike ka hapur hetimet për vrasje, pasi vdekjes së një gruaje që u helmua me të njëjtin agjent nervor që kishte helmuar në muajin mars një ish spiun rus.

Dawn Sturgess, 44 vjeçare, vdiq në spitalin e Salisburyt, në Anglinë jugore.



Ajo u sëmur më 30 qershor së bashku me Charles Rowleyn i cili është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se është “e tronditur dhe e tmerruar” nga lajmi i vdekjes së Sturges.

Policia tha se të dy personat ishin helmuar me “novichok”, e njëjta substancë që helmoi ish spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në muajin mars. Të dy ata mbijetuan.

Britania kishte fajësuar Rusinë për helmimin e Skripalëve, akuza që u hodhën poshtë nga Moska.

Policia dyshon se Sturgess dhe Rowley kishin prekur shishen që përmbante helmin dhe po përpiqen të gjejnë saktësisht se çfarë kanë gjetur dhe ku.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, vizitoi rajonin e Salisburyt të shtunën dhe i siguroi banorët se gjasat për t’u helmuar nga agjent nervor, janë të pakta./VOA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas