Kryesore, ShowBiz

Vdes krijuesi legjendar i Spiderman, Ironman, Hulk, etj…

Stan Lee, krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë më të njohur edhe për fëmijët e sotëm, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Stanley Martin Lieber. Ai lindi nga një familje emigrantësh hebrenj, të ardhur nga Rumania në Nju Jork.

Kur ishte në gjimnaz, Lee bënte punë të vogla shërbimi për “Timely Comics”, ku punonte dhe bashkëshorti i kushërirës. Aty ai nisi të bëjë punë më të rëndësime, vit pas viti, deri sa u bë zëvendës botues.



Emrin e artit e vuri Stan Lee, pasi botoi për herë të parë Captain America. Më pas u shkëput nga ajo industri, për t’u futur në ushtri. Kur u rikthye, në vitin 1950 u punësua nga Timely Comics që të krijonte një superhero të ri për të konkurruar “DC Comics”.

Por, në atë kohë, interesi i amerikanëve për këtë gjini të letërsisë së argëtimit kishte rënë. I shkurajuar, Lee donte të tërhiqej. Megjithatë, bashkëshortja e tij, e cila e dinte që ai shkruante shumë histori të bukura dhe nuk i bënte publike, e nxiti që të angazhohet.

Dhe kështu Stan Lee nisi të krijojë Fantastic Four, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, dhe më të famshmin nga të gjithë, në vitin 1962, Spider Man.

Disa nga superheronjtë e krijuar nga Stan Lee: X-Men

Thor
Hulk
Fantastic Four

Black Panther

Captain America

Spiderman

Avengers
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas