Media

‘Vdes Aida Shtino’, vjen reagimi i parë pas lajmit të rremë për gazetaren

Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se kishte ndërruar jetë gazetarja e njohur Aida Shtino.

Ky lajm alarmoi jo pak njerëz, ndër të cilët ka qenë dhe djali i gazetares, i cili ndodhet në Austri.



Aida ka reaguar menjëherë pas lajmit dhe për Revistën Who ka thënë:

“Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej.

Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”,- tha ajo.

Nga ana tjetër, në profilin e saj në Instagram, disa orë më parë Shtino ka publikuar një postim me nota pozitive për ditën e rë që po nis.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas