Rusi 2018, Sport

Vdekja e fansit të Messit, dyshohet se bëri vetëvrasje, la dhe një letër…

Dyshohet se tifozi i Lionel Messit, Dinu Alex, trupi i të cilit u gjet në një lumë tri ditë pasi ishte zhdukur, ka bërë vetëvrasje, pasi ai ka lënë edhe një letër ku shpreh dëshpërimin e madh dhe e paralajmëron vdekjen.

Trupi i 30-vjeçarit, i cili ishte zhdukur menjëherë pas humbjes turpëruese të Argjentinës ndaj Kroacisë të enjten në Kupën e Botës, është gjetur në një lum sot në mëngjes.



Trupi i Dinu Alex, i cili vinte nga Arumanoor – një fshat i vogël në brigjet e Lumit Meenachil në Indi – u gjet i vdekur në lumin e njëjtë.

Ai e ka lënë një letër në Malayalam, në të cilën thuhet: “S’më ka mbetur asgjë më të shikoj në këtë botë. Po eci drejt vdekjes… askush nuk është përgjegjës për vdekjen tim”.

Alex, i cili kurrë nuk ka luajtur futboll, i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka qenë tifoz i flakët i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte.

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit.

Babai i tij, Alexander Alex, ka thënë: “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një mbështjellëse telefoni me fotografi të Messit”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas