Kryesore

Vdekja e Aida Çajkës me foshnjën në maternitet, tre mjekë të QSUT nën akuzë

Pas afro më pak se një viti nga vdekja e Aida Çajkës bashkë me foshnjën e saj në maternitetin “Koço Glizheni” në Tiranë, tre mjekë të QSUT janë vënë nën akuzë nga Prokuroria.

Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.



Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe seanca paraprake pritet të mbahet më datë 17 korrik.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të pushohet akuza për mjekët e maternitetit “Koço Glizheni”.
Sipas ekspertizës, ndaj nënës së dy fëmijëve, që priste të sillte në jetë një të tretë nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor.

“Mjekët e neglizhuan trajtimin e shtatzënës. Cakja u transferua në tre spitale brenda 5 orëve. Gabuan mjekët në tre spitalet që 35-vjeçarja u transferua”-thanë ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë pak kohë më parë.

Ngjarja më 16 shtator 2016, ku 35-vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën.

Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ata thonë se i kanë sorollatur gjithë natën sa në urgjencën e QSUT e sa në Sanatorium derisa ajo nuk ka mundur më të rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas