Kryesore

Vazhdon sherri midis Egla Harxhit dhe moderatores shqiptare/ Çudit Dajana: Ale do të të lërë po erdhi te unë

Gjithçka nisi kur Dajana gjatë emisionit të saj, ka kritikuar publikisht lidhjen treshe të Eglës, duke thënë se ata s’duhet të kishin bërë një fëmijë nga kjo marrëdhënie dhe ka vazhduar me ironizimin e “Principatës së Libofshës”.

Nga ana tjetër, Egla Harxhi i është përgjigjur kësaj kritike gjatë një interviste. Ajo ka bërë një deklaratë të gjatë drejtuar Dajanës, ku përveç të tjerave, e ka përshkruar atë me këto fjalë: “Je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente.”

Por, duket se konflikti mes tyre nuk do të marrë fund. Sot, moderatorja Dajana Shabani e ka thumbuar sërish ish-missin gjatë emisionit të saj.



Egla, tani e pashë që ke replikuar o zemër. Ne në fakt kemi bërë shaka, por unë Egla kam vetëm një pyetje dhe jam shumë e drejtpërdrejtë: T’i thuash Tiranës ‘provincë’, nuk e di çfarë mund t’i thuash Libofshës dhe pas kësaj nuk kam asnjë replikë tjetër. Kënaqësi zemër!”, është shprehur ajo.

Në ato momente, kolegu i saj Besi, e ka ndërprerë moderatoren, duke i shpjeguar asaj se Egla jeton jashtë Shqipërisë, por Dajana ka vazhduar me replikën e saj, duke shtuar madje se nëse Ale do të vinte në emisionin e  saj, ai do ta linte Eglën për të.

Nejse, nuk ka problem. Se është edhe kjo pjesa tjetër që, kur unë lexoja, ajo ishte duke marrë pjesë nëpër Miss-e dhe ‘paqe në botë’. Nejse, faleminderit që na ke dhënë rëndësi! Gjithsesi, unë të kam qejf, ti mund të vish bashkë me Alen po kam hall se më pas Ale do të të lërë ty pastaj”, ka përfunduar ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas