Kronika, Kryesore

Vazhdon seriali i përgjakshëm në Shkodër: Vritet një tjetër nga fisi Ferracaku

Periferia e Shkodrës, zona e njohur si Rus dhe pjesa e Kirasit, vazhdojnë të mbetetn territor lufte. Shumë pranë vendit ku ndodhi një shpërthim i frikshëm para disa muajsh, të mërkurën është regjistruar një ekzekutim.

Sërish në mes të pazarit u krye një masakër.



Nga të shtënat një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima dyshohet se është Fatos Ferracaku. Të shtënat kanë ardhur nga një motor. Pak metra më larg është gjetur një motoçikletë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.

Para pak javësh u vra një tjetër person nga fisi Ferracaku. Bëhet fjalë për biznesmenin Arjan Ferracaku.

Në atë kohë u tha se ai ra viktimë e përplasjeve mes bandave në qytet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas