Kryesore

Vazhdon paniku: Sërish tërmet në Tiranë

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Rreth orës 13:25 minuta kryeqyteti është përfshirë nga lëkundjet e tjera.

Lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda, ndërsa kanë qenë të lehta.



Sërish epiqendra e tërmetit është në Durrës.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:

1. Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.
4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas