Kryesore

Vazhdon mallkimi: Vdes një tjetër sportist i ri






               Publikuar në : 07:53 - 09/04/18 |
mapo.al

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin dhe kërë herë vjen nga çiklizmi: 23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës, raporton TCH.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në trajektoren Paris-Roubaix, ku çiklisti belg ishte pjesë e skuadrës Verandas Willems-Crelan.

Çiklisti është parë i shtrirë në tokë pas një aksidenti dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë e më pas është transportuar në spitalin e Lilës, ku ka ndërruar jetë.

Në njoftimin që ka bërë skuadra thuhet se: Goolaerts ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Pranë tij ishin familjarët. Ndërhyrja mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetēn’.

Sipas raportit mjekësor Goolaerts i është dhënë ndihma me defribilaror nga stafi mjekësor i garës, përpara se të transportohej në Lilē.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas