Sport

Vazhdon estrada me lojtarët e grumbulluar, Panuçi i vë fajin FSHF-së

Vazhdojnë çudirat me Kombëtaren por edhe me FSHF-në! Të gjitha mediat e marrin vesh nëpërmjet Ergys Kaçes që grumbullimin apo rithirrjen në Kombëtare e tregon vetë nëpërmjet postimit në Instagramin e tij. Ndërkohë, pak minuta më parë, i pyetur për rikthimin e Kaçes, se pse është mbajtur bi fshehtë dhe nga ana e FSHf-së nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, trajneri Kristian Panuçi, thotë se e ka thirrur sepse nuk ka gati Andi Lilën!

Dashur pa dashur, trajneri Panuçi del blof, sepse edhe për Andi Lilën askush nuk e di pse nuk është në grumbullim për ndeshjen e nesërme ndasj Skocisë. Kjo tregon edhe një herë, një mungesë të theksuar serioziteti në kombëtaren tonë.



Ndërkohë, trajneri Kristian Panuçi, në konferencë thotë se nuk është faji i tij, por i kalon “topin” FSHF-së dhe shefit të marrëdhënieve me shtypin Gerti Çarrçanin. “Pyesni Çarçanin, e ka ky fajin, nuk e kam unë që nuk është publikur në media për largimin e  Grezdës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas