Kryesore

Vazhdon aksioni: Bllokohen 25.3 ton miell gruri në Kapshticë, vinte nga Greqia

AKU ka bllokuar në doganën e Kapshticës dhe ka kthyer mbrapsht 25.3 ton miell gruri të pasiguritë, vetëm pak ditë pasi bllokoi një sasi prej 10 ton.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës. Të dhënat sipas dokumenteve shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit”, thotë AKU.



Sipas AKU, një subjekt pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” që nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Më 29 korrik u sekuestrua një sasi prej 10 ton e cila gjithashtu kishte mungesë dokumentacioni dhe vetëm një letër që hiqej kollaj me mbishkrim grek.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas