Politika

Vasili thumbon ambasadorët Lu e Vlahutin: Reforma në drejtësi dështoi, tani heshtni më mirë

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook thotë se reforma në drejtësi nga shpresë për shqiptarët u kthye në zhgënjim. Ai thotë se ambasadorët u bënë palë me qeverinë dhe tani i fton të heshtin. “Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen”,- thotë ai.

STATUSI I PLOTË
Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim. Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.



Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.
Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.

Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes.
Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne.

Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim
Te huajt e humben pra momentin dhe ç’vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi.
Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht, kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas