Politika

Vasili: Rama, mashtrim me punësimin. S’janë rritur vendet e punës, por trafikantët

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Rama mashtron për vendet e punës në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, ai tha se emigracioni masiv është një nga treguesit e papunësisë në vendin tonë, dhe si për situatën ekonomike.

“Vendet e punës janë në imagjinatën e Ramës. Punësimi është mashtrim publik i pacipë i Ramës. Janë mbi 1 milionë shqiptarë në 3 vitet e fundit që aplikojnë për Lotarinë Amerikane.



Mes tyre ka të papunë, të rinj, person që edhe pse kanë një vend punë e shohin të pamundur jetesën këtu, etj. Dua të kujtoj se një sondazh i Gallup tregon se 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria.

Çdo demagogji e mëtejshme e kryeministrit do të ishte një vetëvrasje e tij.

Papunësia e të rinjve zyrtare është 28% se realisht është më shumë se kaq. E vërteta është se kryeministri vazhdon të gënjejë shqiptarët për punësimit, duke qenë i vërtetë vetëm për një çështje, se numri i kriminelëve dhe trafikantëve është rritur, ndërsa vullneti i qeverisë për t’u luftuar ata është ulur.

Kryeministri është gjithashtu shumë i sinqertë kur i pranon shqiptarëve se integrimi nuk është prioritet i tij, dhe mezi ç’pret që të mos hapen negociatat për të kthyer sytë e tij në anë të tjera, duke e kthyer Shqipërinë në rrethana shumë më të zeza se para vitit 1990”,- u shpreh deputeti i LSI, Petrit Vasili.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas