Kryesore, Politika

Vasili: Rama i kapur, del hapur kundër SHBA për Tahirin

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se ambasada e SHBA kërkon hetim të plotë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa kryeministra Edi Rama del kundër SHBA dhe mbron Tahirin.

Vasili ka sjellë në pah deklaratën e ambasadës amerikane sot dhe të kryeministrit Edi Rama pak kohë më parë teksa shprehej se Tahirit duhet t’i kërkojnë falje për akuzat.



Statusi i plotë i Vasilit:

Ambasada Amerikane ne Tirane duke qene si gjithmone ne krah te popullit shqiptar dhe kunder krimineleve dhe pushtetareve te inkriminuar, foli sot shume qarte per ta dhe per Tahirin.
Ndersa kryeministri i kapur per gryke dhe nen shantazhin e krimit te ulur ne pushtet mashtroi per Tahirin duke u bere njësh me veprimtarine kriminale ben deklarata per te cilat duhet te kishte ikur qe dje.

Ja cfare deklaron Ambasada e SHBA:

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”

Ja cfare deklaron paturpesisht kryeministri ne largim:

“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.”

Kush degjon e beson më kete llum kryeminister dhe nuk degjon Ameriken do te thote qe nuk ka asnje respekt per veten.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas