Politika

Vasili: Kryeministri ordiner kërkon drejtësi horrash, i ka vënë çmimin çdo institucioni

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI, me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke iu referuar bisedës së përgjuar të bërë publike mes ish kryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, ka ironizuar qëverinë për Drejtësinë e Re.

Vasili shkruan se Kryeministri Rama po i vë çmimin çdo personi dhe institucioni në mënyrë që në Shqipëri të ketë një ‘Drejtësi Horrash’.



Statusi i Vasilit në Fb:

“Nënkryetari i KQZ, që do blinte Strasburgun do garantojë votat e shqiptarëve ha ha ha haaaaa…..

Drejtësia e re ka qenë fjala, kryefjala dhe jargavitja e vetme e kryeministrit të paaftë dhe vegjëtues.

Drejtësia e re e kapur dhe e paguar kryq e themel është një shëmtirë, që mban emrin e këtij kryeministri dhe është katandisur thjesht në një Listë Çmimesh.

Çdo kokë dhe institucion ka çmimin e tij, pasi për integritet institucionesh apo individësh as që bëhet fjalë gjëkund.

Edhe Gjykatës së Strasburgut kryeministri ordiner i vuri çmim si dhe çoi tregtarin e tij për ta blerë.

Tregtari i Strasburgut është edhe Nënkryetar i KQZ, me demek do garantojë votimin e ndershëm të shqiptarëve ha ha ha haaaaaa.

Më thjesht akoma Drejtësia e Re vendos etiketën e çmimit dhe paratë e pista të qeverisë shkojnë me vrap dhe blejnë.

Aq bajate është bërë blerja sa edhe të famshmin Veting po e kontestojnë vetë ndërkombëtarët e ONM që do të ishin garantë të tij, por procesi u qelb aq shumë sa të huaj po kanë frikë për veten.

Drejtësia e re po ngrihet si listë çmimesh në pazarin e kryeministrit dhe si e tillë ajo është vetëm një Drejtësi Horrash”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas