Kryesore, Politika

Vasili: Kryeministri kaloi vijën e kuqe me Sandër Lleshin…

Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ka shkelur Kushtetutën duke emëruar gjeneralin Sandër Lleshi si zv. ministër të Brendshëm dhe për këtë do mbajë përgjegjësi ligjore.

“Kryeministri e ka shkelur kushtetutën, e ka shpërdoruar detyrën e ka nëpërkëmbur ligjin ndaj do te përgjigjet pa asnjë diskutim, ligjërisht për ketë. Tanimë ky kryeministër ka kaluar dhunshëm vijën e kuqe te detyrimit te zbatimit te kushtetutës dhe ligjit”- thotë ndër të tjera Vasili.



Statusi i plotë:

Kushtetuta,qe fundosi Kryeministrin.

Kryeministri eshte sot ne poziten me te keqe ne raport me ligjin qe ndonje kryeminister mund te kete patur ndonje here.

Shkelja flagrante e kushtetutes e kryer ne rastin e gjeneralit te emeruar zv.minister i brendeshem eshte tanime nje prove shume rende dhe pa asnje alibi.
Kryeministri I qorruar nga psikomania e karriges se, pushtetit,abuzues arrogant me ligjin,i varfer ne konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor,vulgar dhe profan ne arsyetimin politik te situatave kritike, qe vendi kalon,tashme ka rene plotesisht ne batakun e paligjshmerise.
Streha e fundit e arrogances eshte paligjshmeria, e cila eshte edhe paradhoma e denimit te pashmangshem prej ligjit.
Kryeministri e ka shkelur kushtetuten,e ka shperdoruar detyren e ka neperkembur ligjin ndaj do te pergjigjet pa asnje diskutim, ligjerisht per kete.
Koha e fituar nga mbrojtja qe i siguron nje prokurori e kapur nuk sherben per asgje pasi denimi eshte i pashmangshem dhe i afert.
Tanime ky kryeminister ka kaluar dhunshem vijen e kuqe te detyrimit te zbatimit te kushtetutes dhe ligjit.
Ndaj emerimi antikushtetues i gjeneralit si zv.minister megjithse ishte dite e keqe per dhunimin e kushtetutes, ishte njeherazi dite e mire per te qartesuar per kedo dhunimin e kushtetutes nga ky kryeminister.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas