Politika

Vasili: Kryeministri i vogël sa një portal i jep mend Europës

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me integrimin europian të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se Rama është ideatori i një “qeverisjeje antieuropiane”.



Vasili e mbështet argumentin e tij duke thënë se fakti që kriminalët dhe trafikantët e drogës qarkullojnë të lirë, nuk tregon asgjë tjetër përveçse një kryeministër të inkriminuar. Ai vijon të shprehet se Europa nuk integron kryeministra të këtij lloji.

Postimi i plotë:

Kryeministri pa mend i jep mend Europës.

Fajtori i vetëm dhe ideator i një qeverisjeje antieuropiane, kryeministri me logjikën e një shantazhi mes horrash, po përdor të njëjtën gjuhë me Europën.

Estradë shëtitëse për shqiptarët dhe qesharak deri në dhimbje për europianët, kryeministri po çudit dynjanë me mediokritetin e tij monumental.

Integrimi ka një logjikë të thjeshtë: kush ka rezultate ecën përpara, kush nuk ka mbetet në vend.

Kur trafikantët dhe kriminelët janë pjesë e tavolinës së qeverisjes dhe e tavolinave të restoranteve të kryeministrit, kur kriminelëve të policisë u hapet rruga që të shpëtojnë, kur ish ministri i trafiqeve mbrohet me forcë nga kryeministri për t’u mos u arrestuar, atëherë integrimi bllokohet, pasi Europa nuk integron kryeministra të inkriminuar.

Një kryeministër proverbalisht i paditur ka marrë përsipër të analizojë Europën, t’i tregojë rrugën e asaj, t’i tregojë gabimet, t’i mësojë të ardhmen.

Dhe kush? Ky kryeministër i vogël sa një portal, me ide sa të një estrade shëtitëse, me vizion sa batuta bajate e radhës, do t’i tregonka rrugën Europës dhe se ç’e pret atë po nuk pati këtë kryeministër greminë në gjirin e saj.

Konsekuent në urrejtjen ndaj Europës dhe po kaq konsekuent në krijimin e alibisë politike për t’u kthyer drejt lindjes së panjohur e të paqartë me shumë me pak liri e demokraci, ky armik i integrimit europian, peng i axhendave antieuropiane, po bën gjithçka që të bindë dynjanë se nga halli po shkon në lindje, se medemek Europa nuk na deshi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas