Politika

Vasili: Italia po anulon koncesionet e rrugëve, hajdutët e Tiranës gati çmimin për Rrugën e Kombit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale mbi problemin e pagës së Rrugës së Kombit, duke bërë një krahasim me inisiativen e qeverisë Italiane që po përgaditet të shtetëzojë mirëmbajtjen e rrugëve.

“Qeveria në Itali jo vetëm po procedon me anullimin e koncesioneve të autostradave, por po përgadit edhe planin për shtetëzimin e tyre, ndërsa hajdutët e Tiranës pagesen e rrugës së Kombit,që duhet refuzuar fort, shkruan ai.



Ja shenimi i plotë i Vasilit në facbook:

“Ialia pergatit shtetezimin e autostradave,ndersa hajdutet Tiranes pagesen e rruges se Kombit,qe duhet refuzuar fort.

Qeveria ne Itali jo vetem po procedon me anullimin e koncesioneve te autostradave,por po pergadit edhe planin per shtetezimin e tyre.

Shumica,qe drejton vendin ne Itali eshte nje shumice e djathte,por deshtimi me koncesionet dhe administrimi i dobet i autostradave nuk e ndalon ate qe te aktivizoje zgjidhje ekonomike krejtesisht jo tipike per te djathten,me qellimin e vetem qe parate e italianeve te mos plackiten dhe autostradat e tyre te jene me te sigurta.

Qeveria e kryeministri ne Tirane me nje kembengulje dhe kokefortesi tipike prej hajdutesh vazhdojne me politiken e cmendur te pageses se rrugeve prej qytetareve te varfer shqiptare.

Pagese qe eshte as me shume dhe as me pak nje dhurate per oligarket me parate e qytetareve te varfer.
Motua qe udheheq qeverine eshte oligarket -po dhe qytetaret – jo 
Shqiptaret paguajne ne menyre çnjerezore per rruget duke filluar nga taksa e qarkullimit.
Shqiptaret paguajne gjithashtu nje cmim kaq te larte per karburantet sikur te ishin qytetaret me te pasur te Europes.

Mbi 130 milion euro ne vit mblidhen nga taksa e qarkullimit. 
Keto 130 milion euro kane destinacion mirembajtjen e rrugeve dhe jo shperdorimin e tyre me idiotesirat e kryeministrit,me fasada e sokake te qelbur me korrupsion te rilindjes se tij urbane.

Qeveria medemek e majte ne Shqiperi detyron me dhune qytetaret te paguajne per rruge, qe s’jane as autostrada dhe nuk jane as edhe te perfunduara.

Ndersa te djathtet ne Itali pergadisin edhe shtetezimin e autostradave,qe kane nje nivel te larte infrastrukturor dhe jane edhe te perfunduara vetem e vetem ne emer te se mires se qytetareve.

Por kryeministri dhe qeveria ne Tirane me te drejte e kane cilesuar veten as te majte dhe as te djathte sepse jane qeveri HAJDUTE.

Pra motua as te majte dhe as te djathte eshte thjesht dhe qarte nje HAJDUTERI e ngritur ne sistem.
Mosbindja civile dhe refuzimi per te paguar taksen e rruges duke filluar me Rrugen e Kombit eshte me e pakta qe qytetaret do te bejne per te mbrojtur veten nga hajdutet e qeverise qe ju kane futur duart ne xhepat e tyre”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas