Politika

Vasili i përgjigjet ambasadës amerikane: Ka diplomate që vuajnë nga një amnezi kritike!

“Megjithëse mungesa e Gjykatës Kushtetuese është e një rëndësie kritike, ka diplomatë të huaj që vuajnë nga një amnezi (harrese) kritike dhe vazhdojnë të flasin me një këmbëngulje artificiale, të pavend dhe te sforcuar për ligjin e magjistraturës, i cili s’ka aspak te beje me zgjidhjen e kryeçështjes së prerjes së kokës së sistemit të drejtësisë”.

Kështu shprehet kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Reagim që vjen pasi i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideroi “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.



Capture

Statusi në FB i Vasilit:

Diplomatet e huaj “harrojne” te flasin per Gjykaten Kushtetuese,por ja ç’kane thene specialistet per te.

Mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte kritike ne Shqiperi per funksionet, qe ka dhe percaktimet themelore kushtetuese,qe lidhen me te.

Kete e kane argumentuar shume qarte specialistet me ne ze te jurisprudences shqiptare, qe kane kontribuar edhe per hartimin e reformes ne drejtesi.

Megjithese mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte e nje rendesie kritike ka diplomate te huaj qe vuajne nga nje amnezi (harrese) kritike dhe vazhdojne te flasin me nje kembengulje artificiale, te pavend dhe te sforcuar per ligjin e magjistratures i cili s’ka aspak te beje me zgjidhjen e kryeceshtjes se prerjes se kokes se sistemit te drejtesise.

Meqenese politika nuk jua mbush dot mendjen ketyre diplomateve per rendesine e mungeses se Gjykates Kushtetuese dhe urgjencen kombetare qe perben zgjidhja e saj, le te lexojne me poshte disa opinione te specialisteve per te.

Keto opinione jane pergaditur ne kuadrin e nje studimi te mbeshtetur nga Fondacioni Konrad Adenauer.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas