Politika

Vasili akuzon sërish Ramën për bandat kriminale: Me ty 140 do bëhen, ke lidhur jetën me to

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, bën kryeministrin Edi Rama fajtor për rritjen e numrit të bandave kriminale në vend.

Sipas Vasilit, bandat me kryeministrën Ramën mund të bëhen dhe 140 pasi ai i do ato dhe ka lidhur jetën me to.



“Eshte e qarte i do bandat,i dhëmb per bandat,i duhen bandat dhe nuk ben dot pa bandat ndaj ka mbyllur gojen,” shkruan Vasili në Facebook

Statusi i plotë

40 bandat kriminale ku jane dhe Kryeministri pse trembet te flase.

U deklaruan muaj me pare nga Kryeministri dhe ministri qe 40 grupe te strukturuara kriminale veprojne ne Shqiperi.

Kryeministri,qe na lajmeron per cdo qoshe rrugesh,per lyerje muresh,per palma rruge e per qindra dokrra pa asnje fare vlere cfare halli te madh ka qe as flet,as informon,as deklaron,as faccebukon apo tëiteron per bandat kriminale dhe luften ndaj tyre.

Eshte e qarte i do bandat,i dhëmb per bandat,i duhen bandat dhe nuk ben dot pa bandat ndaj ka mbyllur gojen.

Apo kur eshte me leje ai bandat jane per qejf te tyre se ka kush i mbron.

Aq rehat jane banditet dhe hajduteria sa kur pushon ky vete ne Jal 15 vjedhje ndodhin ne fshatin Vuno 10 min larg nga Jali.

Kaq vjedhje s’kane ndodhur as ne 600 vjet te ekzistences se fshatit.

Bandat me kete kryeminister mund te behen edhe 140,se ai i do ato, ka lidhur jeten me to.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas