Aktualitet, Kryesore

Varësia nga “Gabi”, psikiatrja: Brenda një muaji kam trajtuar 10 gra

Mjekësia njeh një shumëllojshmëri varësish, por vitet e fundit në Shqipëri po evidentohet gjithnjë e më shumë varësia ndaj veshjeve të përdorura ose rrobave të “Gabit”.

Bruna është një 30-vjeçare nga Tirana. Varësia nisi rastësisht, hyri në një dyqan me rroba të përdorura dhe bëri disa blerje që e kënaqën.



“Pas dy ditësh mendova të shkoja sërish te dyqani, mos kishin sjellë rroba të reja”, tregon Bruna.

Me kalimin e ditëve nuk rrinte dot pa dalë njëherë nga dyqani.

“Kuletën e kisha bosh një ditë, nuk kisha për t’i blerë gjëra fëmijëve. Shkova në shtëpi për të marrë lekë dhe kur dola prapë, rastisa në një dyqan “Gabi”. Duhet të blija për fëmijët, por ndjenja ishte më e madhe dhe u futa në dyqan”, kujton Bruna.

30-vjeçarja tregon se gjendja po dilte jashtë kontrollit: “I kisha mbushur dollapet plot. Blija gjëra që nuk i vishja. M’u kthye në lakmi, në ankth. Shkoja përditë”.
Një shoqe i rekomandoi terapi me psikologë.

“Bëra disa seanca. Mora edhe barna për këtë ves. Tani e kontrolloj veten dhe qesh me veten se si munda të bija në këtë kurth”, thotë Bruna.

Një anketim i Komisionit Evropian gjeti se mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Por mjekja psikiatre thotë se duhet bërë dallimi mes varfërisë dhe varësisë.

“Ajo që përbën sëmundje është varësia që krijojnë femrat ndaj blerjeve të panevojshme. Aty nis ankthi. Ne i trajtojmë si të gjitha varësitë e tjera: droga, alkooli…”, shprehet Valentina Asabella.

Rastet sa vijnë dhe shtohen dhe kryesisht të prekura janë femrat.

“Brenda një muaji kam trajtuar 10 gra. Asnjëra nuk ka qenë e varfër, ishin në një nivel mesatar”, tregon psikiatrja.

Top Channel

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas