Aktualitet

Vala e të nxehtit godet Greqinë, zjarret përfshijnë pyjet në perëndim të Athinës

Një zjarr përfshiu sot pyjet që ndodhen rreth 55 kilometra në perëndim të Athinës, pranë autostradës në drejtim të Peloponezit, ju shumë larg zonave të banuara, theksuan zjarrfikësit.

Flakët ishin nxitur nga erërat e forta që arrinin deri në 50 kilometra në orë, ndërkohë që tymi i shkaktuar nga zjarri ishte i dukshëm dhe në kryeqytetin grek.



Zjarri u shua në mëngjes në një pyll me pisha në malin Gerania, në lokalitetin turistik të Kineta nga 70 zjarrfikës me ndihmën e pesë avionëve dhe dy helikopterëve.

Pavarësisht një përmirësimi të luftës kundër zjarrit, zjarret në pyje mbeten të vazhdueshme në Greqi gjatë stinës së verës.

Vendi është goditur nga një valë e të nxehtit që prej së dielës ndërkohë që shërbimet meteorologjike kanë parashikuar temperatura deri në 37 gradë Celsius për Athinën dhe 41 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas