Aktualitet

Vajza që qan natën në varreza alarmon banorët dhe policinë

Misteri i një vajze të re, e cila ka shkuar në varreza duke folur dhe qarë në krye të varrit të një gruaje që kishte humbur jetën 35 vite më parë, vijon të mbajë pezull një qytet të tërë.

Sipas një prej gazetave më të mëdha turke, “Hurriyet” për herë të parë vajza 15-16 vjeçare është parë në varrezat e Çorumit, në Turqi, natën e 26 Prillit, ndërsa prej asaj kohe ka shkuar atje edhe 4 netë të tjera.



Sipas punonjësve të varrezave, e reja ka shkuar tek varri i Fatma Ç., e cila ka humbur jetën në vitin 1982.

Sipas tyre ajo fliste me vete dhe qante.

Media turke raporton se lëvizjet e vajzës dhe të shumë personave kureshtarë që janë afruar natën tek varrezat për të parë kush është ajo, ka vënë në alarm edhe forcat e policisë.

Natën e 30 Prillit disa policë kanë shkuar tek varri i përfolur, por e reja e ndihmuar edhe nga errësira ia ka dalë të largohet. “Hurriyet” raporton e reja ishte e veshur me të zeza dhe me këpuce të kuqe.

Sipas policisë, ajo kishte lënë mbi varrin e Fatma Ç. disa guaska. Në zonë janë vendosur kamera shtesë për të ndihmuar kapjen e vajzës, por ajo nuk u arrit të zbulohej as në paraqitjen e saj të fundit me 1 Maj.

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth 300 persona të mbledhur para varrezave, ku janë shtuar edhe kamerat e sigurisë, kanë vënë në vështirësi forcat e policisë. Një person është arrestuar për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa kurioziteti në popullsi mbetet i lartë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas