KMR

Vajza në Tiranë ‘surprizon’ të ëmën Live: Mami do lë shkollën dhe… do martohem

“Martesa mund të presë, arsimi jo”,  kështu shkruan në një nga librat e tij të mrekullueshëm shkrimtari afgan Khaled Hosseini.

Dhe duket se për një pjesë të madhe njerëzish kjo shprehje është shumë reale dhe aktuale. Kështu ka qenë edhe rasti i nënës së Anxhelinës, një vajze të re me origjinë nga Korça e cila është fejuar me djalin që dashuron.



E ëma ka frikën se mos vajza e saj nuk e mbaron shkollën dhe martohet dhe për këtë arsye kjo e fundit e kishte ftuar në “Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një surprizë.

Anxhelina tregoi se si e kishte rritur e ëma me sakrifica: Në mes të dhunës shikoja mamin që i vinte derës atë krevatin e sustës që kishim ne atëherë edhe më mësonte sesi të shkruaja.

Ndërkohë që im atë andej thërriste, bërtiste ose psherëtinte nga alkooli dhe motrat e mia ishin të mbledhura, mami rrinte me mua dhe më mësonte si të shkruaja.

Kur unë kujtoj këtë gjë, mbaj mend që shkronjën më të vogël edhe ma zbukuronte sepse donte që të më hiqte mendjen dhe unë të fokusohesha drejtimit tim që ajo dëshironte të më jepte.”

Pak më vonë 19-vjeçarja dhe i fejuari i saj iu bashkuan lojës sikur kishin vendosur të martoheshin, për të parë reagimin e tyre.

Nëna e Anxhelinës tha: Alban, ti e di që unë jam pro zgjidhjes tuaj por Anxhelina është krenaria e familjes. I kam dhënë që edhe unë të vdes, nuk dua që të vijë e të më qajë por të vazhdojë drejt shkollës, drejt jetës. Dua që të jetë dikush e të mos vuajë më sepse boll…

Të paktën të më bëjë mua krenare për jetën e saj. Megjithatë, unë përsëri, nëse ju keni zgjedhur, unë përseri ju kuptoj dhe do ju mbështes.”

Në fund çifti i treguan se ishte thjesht një lojë dhe Anxhelina tha se për asnjë motiv nuk do e ndërpriste ëndrrën e të dyjave, që ajo të vazhdojë shkollën

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas