KMR

Vajza e aktorëve të famshëm të Hollywood shet limonadë në rrugë

Nuk është më sekret që vajza e aktorëve Katie Holmes dhe Tom Cruise do të bëjë një fëmijëri si gjithë moshatarët e saj.

Suri Cruise është parë të dielën duke shitur limonadë në paradën e komunitetit LGBTI në qytetin e Nju Jorkut.



UsWeekly ka treguar se ishte me disa miq dhe shisnin secilën pije për 2 dollarë, ndërkohë që ishte nën vëzhgimin e dados.

“Ajo ishte shumë e ëmbël dhe e sjellshme duke i treguar cdo personi që të shijojë ditën dhe duke i dhuruar buzëqeshje”, tregoi burimi.

Pati edhe reagime në rrjete sociale ku shumë persona shpreheshin të kënaqur se kishin blerë limonadë nga vajza e aktorëve të famshëm. Suri po jeton momentalisht në Nju Jork me nënën e saj Katie Holmes.

Katie është ndarë nga Tom Cruise që në vitin 2012 dhe tani ka nisur romancën me Jamie Foxx.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas