Aktualitet

Vafsh në ferr! Presidenti i Filipineve mallkon raportuesin special të OKB-së

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte e mallkoi një ekspert të të drejtave të njeriut të OKB-së që tha se pavarësia e gjyqësorit në Filipine ishte e kërcënuar duke i thënë “vafsh në ferr” dhe paralajmëruar të mos ndërhynte në punët e brendshme.

Gjykata e Lartë e Filipineve votoi muajin e kaluar për të shkarkuar Shefen e Drejtësisë, Maria Lourdes Sereno, të cilën Duterte e quante “armike”, sepse ajo kishte votuar kundër propozimeve të qeverisë; shkarkimi u bë duke iu referuar shkeljeve të bëra në mënyrën si ishte emëruar.



“Shkarkimi i saj i jep një mesazh trishtues, gjykatësve të tjerë dhe anëtarëve të gjyqësorit”,- u shpreh Diego Garcia Sayan, raportuesi special i OKB për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve.

“I thoni atij të mos ndërhyjë në çështjen e brendshme të vendit. Të shkojë në ferr”,- tha presidenti Duterte, në një konferencë shtypi të shtunën në darkë, para se të niste një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.

Lideri filipinas është i njohur për sfidën që i ka bërë presionit ndërkombëtar dhe sulmet e tij kundër kritikëve.

Në veçanti ai i është vërsulur ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe raportuesit special të OKB-së, që e akuzuan për vrasjet pa gjyq në luftën e përgjakshme kundër drogës në Filipine dhe projektin e tij për të garantuar sigurinë publike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas