Kryesore, Politika

Ushtria amerikane stërvitje të përbashkët me atë shqiptare

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë,  sapo kanë përfunduar një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst. Ka qenë vetë  Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ajo që ka postuar edhe foto nga stërvitja e përbashkët e ushtrive.

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie, Batalionin e 2-të, të Këmbësorisë së 113-të, të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Neë Jersey, dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë, përfunduan një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst. Shqipëria ka qenë një shtet partner i Neë Jersey që në vitin 2001. Programi i Gardës Kombëtare për Shtetet Partnere është një program i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i cili menaxhohet nga Garda Kombëtare e cila lidh shtete të SHBA me vende partnere në botë, me qëllimin për të mbështetur objektivat për bashkëpunim të Komandave Luftarake gjeografike në fushën e sigurisë. Për më shumë foto nga trajnimi i përbashkët, shihni albumin në faqen e Gardës Kombëtare të Neë Jersey në Flickr 👉https://flic.kr/s/aHsmgZZU6N”, shkruhet në postimin e publikuar.



<
>
40854009_10155832075905838_2917178582428024832_n 40932373_10155832075965838_935443400327430144_n 40994715_10155832075830838_1626267612621045760_n 41155299_10155832075995838_1641394736545660928_n fsffs-780x405
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas