Kryesore

Ushtari i Forcave të Armatosura në gjykatë: Doja të grabisja bankën, se nuk më del rroga!




               Publikuar në : 13:47 - 25/05/18 |
mapo.al

Olcion Muça, ushtari që tentoi të grabiste një bankë në qendër të Lushnjës u la në burg pa afat nga gjykata. Para trupit gjykues ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por tregoi se kishte pasur nevojë për para dhe banka i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.


I penduar, Muça tha se lekët e rrogës nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë” u shpreh ai në sallën e gjyqit. Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.


Etiketa: , , , , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas