Kryesore, Politika

Ushtarakëve u ndalohet Facebook

mimi kodheli komisionUshtarakët në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund që të përdorin më rrjetet sociale, si Facebook, Instagram, Twitter, apo dhe rrjete të tjera.

Ndalimi i përdorimit të këtyre rrjeteve është parashikuar në projekligjin e ri për Forcat e Armatosura që është prezantuar gjatë ditës së sotme nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.



Në seancën e zhvilluar gjatë paradites, Kodheli ka thënë se, Shqipëria ka një ligj të vjetëruar dhe për këtë qëllim është bërë ligji i ri, që sipas të dhënave përfshin më të mirën e disa vendeve partnere.

“Shumë nga vendet tona aleate e kanë shumë më të fortë ligjin për disiplinën në ushtri dhe ne kemi zgjedhur një rrugë të mesme”, ka thënë ministrja Kodheli në Kuvend.

Me ligjin e vjetër nëse një ushtaraku i kapej një armë e padeklaruar, ai atëherë ndëshkohej me masë disiplinore dhe ky është një nga ndryshimet e bëra.

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, e ka miratuar në parim këtë projektligj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas