Kronika

Ushtarakët në gjyq për 94 kg tritol

pellumb daciDy ushtarakë dhe dy persona të tjerë civilë, kanë përfunduar në gjykatë, pasi akuzohen se do të trafikonin 94 kilogramë tritol.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave, Ilir Dhimo, Pëllumb Daci, Emiledi Taku, Artur Çelo, të pandehur për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake…” në sasi të mëdha.



Në momentin e arrestimit dhe më pas kontrolleve në banesa të këtyre personave, në 19 maj 2014, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme mjetesh luftarake, ndër të cilat rreth 97 kilogram lëndë plasëse (C4).

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka faktuar se 4 personat, ndër të cilët 2 ishin efektivë ushtarakë, kanë konsumuar elementët e veprës penale për të cilën akuzohen.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria dërgon për gjykim kërkesën ndaj 4 personave:

  1. Ilir Dhimo
  2. Pëllumb Daci
  3. Emiledi Taku
  4. Artur Çelo

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas